Ndërrojnë jetë dy studentë të Universitetit të Tetovës!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Marketing

Të nderuar miq, shoqëria jonë, rrethi ynë qytetarët tanë jetojnë në ditë jo të mira. Ndjehem keq që kohën e fundit më duhet t’Ju drejtohem jo rrallë herë me telegrame ngushëllimi. Mirëpo, gjendja aktuale me të cilën të gjithë përballemi na obligon që shqetësimet dhimbjet për humbjet e më të afërmeve tanë të mundohemi t’i ndajmë bashkërisht.

Përmes këtij telegrami, në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që e drejtoj shpreh ngushëllimet më njerëzore për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy studentëve tanë: Rihane Imeri – studente e Fakultetit Ekonomik dhe Getoar Hasani – student i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Këto momente të vështira le t’i ndajmë bashkë me familjarët e studentëve tanë që humbën fëmijët me miqtë dhe kolegët e tyre.
Prehuni në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti ,Rektor i Universitetit të Tetovës