Sela: Haraçina u kthye bastion i shqiptarëve,fitojmë edhe në shumë komuna të tjera

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një pres konference për shtyp ka deklaruar se ASH dhe koalicioni ka dalur fitues në disa komuna por janë duke pritur rezultate finale në gjithë vendin. Ai mes tjerash ka falenderuar gjithë aktivistët për punën e bërë. Sela ka bërë të ditur se do të ankimojë disa vendvotime në Saraj ku sipas tij ka pasur mbushje të kutive të votimit. “Uroj të gjithë aktivistët e ASH AAA për betejën që e kanë bërë. Rezultatet që i kemi si shtab flasin që koalicioni në njësinë 6 është duke fituar. Jemi përpara në Bërvenicë, Gostivarë, Tearcë, jemi duke pritur rezultate nga Tetova ku jemi të balancuar. Kemi fituar në Haraçinë dhe është kthyer bastioni i shqiptarëve. Të mos harrojmë Studeniçanin ku jemi përpara. Në Saraj do ti ankimojmë disa vendvotime për shkak të mbushjes së kutive. Unë ju lutem për durim në mënyrë që ti shohim edhe rezultatet finale”, ka theksuar Ziadin Sela.

Marketing