OSBE-ODIHR procesin e djeshëm ët votimit e vlerësuan si të qet. Sipas Laima Andrikiene ky proces u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme. Pandemi sfidoi administratën zgjedhore si dhe garuesit.
“Ky mision u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, pandemia krijoi shumë sfida në procesin zgjedhor si për garuesit ashtu edhe për administratën zgjedhore. Do të mbetemi këtu deri më 23 korrik për të vazhduar me ndjekjen e zhvillimeve tjera deri në përfundim të procesit zgjedhor. Kemi ndjekur nga afër procesin zgjedhor, përfshi edhe fushatën edhe ditën e votimit”, tha Laima Andrikiene, OSBE-ODIHR.
“Këto zgjedhje ishin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Vlerësimi jonë përfundimtar do të përfshij edhe numërimin e plotë, shpalljen e rezultateve dhe procesin e parashtresave. Zgjedhjet u administruan në mënyrë efektive. Fushata ishte garuese, pjesëmarrësit kishin mundësi që të prezantojnë platformat e tyre. Reklamimi politik i favorizoi tre partitë më të mëdha politike”, tha Andrikiene.
Sipas OSBE-ODIHR fushata zgjedhore ishte negative në ton dhe kishte mungesë të debateve.
“Dita e zgjedhjeve kaloi mirë. Procesi i votimit ishte i qetë. Vërejtëm disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve. Kishte tentime ëpr blerjen e votave, por meqë këto janë nën hetim, ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje”,u shpreh Laima Andrikiene, OSBE-ODIHR.