Reagim i LSDM-së në konferencën e Hristian Mickoskit

Hristian Mickoski ka humbur në iluzionet e tij, dhe ka harruar dhe të luftojë. Pas 16 orëve nga dështimi, pa vije turpi, doli të thotë se ka fituar me dy deri në tre deputetë në minus, që të tallet i gjithë opinioni me të.

Marketing

Sot Hristian Mickoski sërish e nënvlerësoi popullin. Ai është një politikan i dështuar i cili e nënvlerëson popullin, maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët.

Një politikan i këtillë i dëshpëruar që konsideron se vota shqiptare vlen më pak nga vota e të tjerëve mund të shkojë më së shumti në opozitë, ndërsa më mirë është të largohet nga politika. Mickoskisot e nënvlerësoi votën e qytetarit, ndërsa me këtë i nënvlerësoi edhe të gjithë në koalicionin e tij ku ka përfaqësues edhe nga partitë e tjera etnike.

Dje, populli në zgjedhje korrekte, demokratike qartë ia tregoi rrugën.

Shteti, qytetarët, vazhdojnë përpara në rrugën e duhur. Edhe më mirë edhe më shumë. LSDM fitoi, VMRO-DPMNE humbi.