Një lëkundje sizmike është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas EMSC tërmeti ka qenë i një magnitudë 3.2 rihter.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra rreth 11 km në jug-lindje të Korçës.
Zona e Korçës ka një aktivitet të lartë sizmik, por sipas sizmologëve këto janë goditje që nuk përbëjnë shqetësim.