Abdul-Selam Selami, drejtori i cili me vepra ngriti besimin e Pollogut dhe votën shqiptare

Kur emërimet në krye të institucioneve janë personalitete kredibile, gjithçka ndryshon. Kështu ishte edhe çështjet e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në Pollogun shqiptar.

Marketing

Këtu, në këtë zonë strategjike, çështjet e bujqësisë dhe zhvillimit rural, kanë filluar të gjejnë zgjidhje dhe lidhen me emrin Abdul-Selam Selamit.

Ai me Agjencinë dhe mekanizmat institucional e ka ofruar përkrahjen për bujqësinë dhe zhvillimin rural, i cili çdo lokalitet dhe lagje të kësaj ane e ka vizituar, duke identifikuar çështjet dhe duke bërë zgjidhje dhe ofruar mundësi.

Qytetarët këtë nuk e harrojnë. Qytetarët këtë e mbajnë mend, njeriun e mirë që i ka dëgjuar dhe trajtuar çështjet e ngritura, që ka bërë zgjidhje dhe ka ofruar alternativa, e ky është z. Selami, shembull i profesionistit, atdhetarit dhe njeriut me moral të lartë.

Z. Selami ka qenë i mirëpritur në çdo vend dhe lokalitet të Pollogut, duke pasur qasje pozitive dhe personalitet i fjalës dhe besimit.

Më në fund, Pollogu i rikthehet votës shqiptare, që është kontribut i gjithanshëm e gjithëpërfshirës, me në krye liderin Ali Ahmeti, zonë e mbështetur nga niveli qendror e lokal, me rininë, intelektualët, bujqit dhe banorët e kësaj zone strategjike.