Llogaridhënia dhe përgjegjësia e humbjes së zgjedhjeve!

Medai Shaholli

Marketing

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut për z.Sela dhe z.Thaçi, ka ardhur koha për të dhënë llogari para elektoratit të tyre duke dhënë dorëheqje nga postet e partive përkatëse.

Por, si duket ata nuk duan të japin dorëheqje pasi e konsiderojnë veten të pafajshëm sepse DUI dhe Ali Ahmeti i kanë vjedhur dhe blerë votat në këto zgjedhje dhe si gjithmonë, gjendet preteksti për mos ta lëshuar kolltukun e kryetarit.

Nuk përjashtohet mundësia që DUI mund t’i ketë vjedhur dhe blerë votat përderisa nuk dëshmohen me vendim gjykate. Atëherë kur edhe gjykata legjitimon vjedhjen dhe blerjen e votave përse hynë në garë dhe i besuan këtij pushteti këta liderë të papërgjegjshëm që thonë se votat janë vjedhur?!
Prandaj, ose do pranosh lojën që ta ka përcaktuar ky pushtet ose nuk do marrësh pjesë në atë lojë të ndyrë që luan ky pushtet me shqiptarët.

Dekleratat e thata me parullat si koha për ndryshim është ”tash” dhe ”vjen vera ka dera” nuk i bindën shqiptarët që ta mposhtin DUI-n e Ali Ahmeti por ishin paraqitje propagandistike për një ndryshim që shqiptarët nuk u bindën.
Humbja është humbje edhe kur kundërshtari arrin t’i blej votat dhe ti nuk je në gjendje ta kapësh dhe ta ndalosh.

Duistët nga ana tjetër si mjeshtër të rrallë të propagandës së tyre hodhën karremin me kryeministrin shqiptar dhe ia dolën të ngjiten si më parë në majat e listës së kampit shqiptar me meritë apo jo kjo ka pak rëndësi, pasi në mungesë të dëshmive për manipulim të zgjedhje ata mbetën të pamposhtur.

Përçarje opozitës dhe përjashtimi i Besës nga ky koalicion me vetbesimin se Sela dhe Gashi do ta mundin DUI-n edhe pa besatarët tregoi papjekuri dhe paaftësi politike të opozitës, ku besatarët iu bashkuan koalicionit parazgjedhor me SDSM nga inati dhe hatërmbetjet që rezultoi me këtë përfundim sipas thënies popullore: ”kur zihen dy vetë i treti fiton”!
Dhe ky fituesi sehirxhi në këtë rast kush mund të ishte veç DUI-t
ASH-AAA i humbën këto zgjedhje përveç të drejtës së kontestimeve që kanë ata për manipulim të rezultatit dhe blerjes së votës.

Paaftësia e opozitës shqiptare dhe megalomania e tyre me një vetëbesim të tepëruar përballë integristëve të sprovuar në këto sfida bën që ky koalicion i qylaxhinjëve dhe pragmatistëve me gjithë mbështetjen financiare të ”unazave” të mos e mposht DUI-në këtë përballje edhe pse koha që thoshin ata ishte ”tash”.
Dhe vërtetë koha për ndryshim dhe dorëheqje është ”tash”!