Kosovë: 6 të vdekur dhe 103 raste të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 124.

Marketing

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  nga testimi i 459 mostrave, kanë rezultuar pozitiv në koronavirus 103 persona. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 5.472. Aktualisht raste aktive janë: 2708.

Më së shumti raste të të infektuarve vazhdon të ketë Prishtina. Ndërkohë, janë shëruar 95 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.640.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njoftoi se deri në fillim të muajit gusht, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 50 mijë testë për koronavirus, të siguruara nga donatorët, përkatësisht 45 mijë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe 5 mijë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).