Nuredini: Kompanitë duhet të dinë ligjet e reja të mbeturinave, dialogu publik-privat është thelbësor

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Naser Nuredini, ka përgatitur një paketë me projekt-zgjidhje ligjore për menaxhimin e mbeturinave, të cilat posa të konstituohet Kuvendi dhe të formohen institucionet qeveritare, do të vihen përsëri në rendin e ditës. Bëhet fjalë për një rregullore të re për të cilën u organizuan disa debate publike, ndërsa njëra prej tyre u organizua së bashku me Projektin e Partneritetit për rregullativë më të mirë të biznesit, së bashku me të katër odat ekonomike Odën ekonomike të Maqedonisë, Odën ekonomike për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore dhe Lidhjen e Odave ekonomike të Maqedonisë dhe me një pjesëmarrje të madhe dhe kontribut të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të vetë kompanive. Nuredini në intervistën për biznisregulativa.mk thekson se kompanitë duhet të njihen me zgjidhjet e reja ligjore, për të parë detyrimet që rrjedhin në lidhje me paketimin, por edhe mundësitë për ekonomi cirkulare dhe të gjelbër. Dialogu me odat si përfaqësues dhe zëri i sektorit të biznesit duhet të vazhdojë në periudhën e ardhshme, dhe propozimet për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore janë thelbësore.

Marketing

BiznisRegulativaMK: Ministria me të cilën udhëhiqni ka përgatitur një ndryshim të madh në rregulloren për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, ujit dhe ajrit. Cilat janë përmirësimet kryesore që do të përfshihen me këto ndryshime ligjore?

Nuredini: Për ajër më të pastër i propozuam Qeverisë propozim-ndryshime të ligjit që u miratuan dhe u dorëzuan në Kuvend, por, për fat të keq, Parlamenti nuk arriti t’i përpunojë ato me kohë, sepse u shpërnda. Pastaj, për fat të keq, u përballëm me situatën e pandemisë me KOVID-19. Ligji duhet t’u japë përgjegjësi më të mëdha vetëqeverisjeve lokale. Jo vetëm rekomandime që ishin fillimisht mjaft të buta, këto masa tani do të jenë më të rrepta. Do të duhet të ndërmerren aksione. Nëse ka disa rritje të ndotjes së ajrit, do të duhet të ndërmarrin hapa konkret. A do të bëhet kjo me transportin, industrinë, apo ndoshta ngrohjen. Ne i dimë burimet. Disa prej tyre nuk mund t’i ndalojmë, por ne mund t’i kontrollojmë ato më mirë. Por kjo është arsyeja pse komunat duhet të veprojnë. Jo vetëm duke aplikuar kufizime të buta, por ndonjëherë të vendosin masa më të rrepta në favor të shëndetit të qytetarëve. Për ligjet e mbeturinave kemi gjithsej gjashtë ligje të reja për menaxhimin e mbeturinave. Disa prej tyre janë plotësisht të reja, duke u përqëndruar në vajrat e mbeturinave, tekstilet, makinat e përdorura, gomat e përdorura. Këto janë ligje të reja për të cilat po punojmë, i kemi përgatitur ato dhe jemi të gatshëm t’i paraqisim ato në Qeveri dhe më pas para parlamentarëve posa të formohet Kuvendi. Nuk më takon vetëm mua, mandati im po mbaron, por kushdo që vjen pas meje të vazhdojë këtë punë të mirë të shërbimeve që kanë punuar deri më tani.

BiznisRegulativaMK: Sa e rëndësishme është mbajtja e dialogut publik-privat, si dhe të gjitha vërejtjet që janë paraqitur nga sektori privat dhe kompanitë për përmirësimin e këtyre zgjidhjeve ligjore të paraqitura përmes Odave ekonomike?

Nuredini: Ato janë të rëndësishme, janë thelbësore. Sepse në ligjin që ne propozuam forcuam përgjegjësinë e prodhuesve dhe në ligj ata janë përgjegjës për paketimin që vendosin në treg. Ekziston çmimi i paketimit si kudo në Evropë edhe në BE. Prodhuesit janë përgjegjës për paketimin që ata vendosin.Gjithashtu keni organizata jofitimprurëse që janë të detyruara të vendosin kontejnerë për selektimin e mbeturinave në qytetet dhe fshatrat tona. Ishte shumë e rëndësishme për mua, kështu që mora pjesë në debate publike me odat ekonomike. Unë vij nga sektori privat, i kuptoj shqetësimet e tyre. Në të njëjtën kohë, ata duhet të kuptojnë ligjet tona të reja. Ne nuk krijuam ligje të reja që i shpikëm vetë, por shikuam përvojat nga vendet e tjera, skenarët dhe studimet më të mira që po përpiqemi t’i zbatojmë në vendin tonë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që sektori privat të punojë me ne. Pyetja tjetër është se sa paguajnë ata aktualisht për të plasuar produktin e tyre. A paguajnë për qytetarët apo paguajnë kompanitë? Kjo është minimale, atyre nuk u duhen shumë para për të investuar, por kontributi i tyre do të jetë thelbësor për zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbeturinave dhe do të krijojë një ekonomi cirkulare. Gjithashtu paketimi i tyre do t’u kthehet atyre si një produkt i ricikluar dhe kostot e tyre do të zvogëlohen në planin afatgjatë.

<iframe width=”553″ height=”311″ src=”https://www.youtube.com/embed/cCpmpZ0iltE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>