JLo mahniti me paraqitjen për koleksionin e ri të këpucëve.
Jennifer Lopez pozoi me këmbë lartë teksa reklamon çizmet nga koleksioni i saj i këpucëve, shkruan TheSun.
Aktorja amerikane, 50 vjeçe, tregoi me kënaqësi linjën e JLo, të cilën e bashkë-dizejnoi me kompaninë amerikane Designer Shoe Warehouse.
Pas postimit të parakohshëm në Instagram të mërkurën, artistja u kërkoi 126 milionë ndjekësve të saj të dërgonin fotografi, të veshur me krijimet e saj të fundit.
Derisa pret me padurim t’i shoh fotot e ndjekësve, ajo shkroi: “Vetëm për #JLovers të mi”.
Jennifer Lopez është aktualisht në Miami me fëmijët e saj binjakë, Max dh Emme. Po ashtu, e shoqëron i fejuari i saj, Alex Rodriguez dhe dy vajzat, Natasha dhe Ella.