Foli Taravari!

Foli sërish Taravari.Ai është në një kohë tjetër, mbase në të njëjtin mentalitet si tek partia e tij e dikurshme që armën më të fortë pas zgjedhjeve kishin justifikimin e jo llogaridhënien informon TetovaSot

Marketing

Taravari flet për legjitimitetin ndërsa harron se shqiptarët atë ia dhanë BDI-së me mbi 100 mijë vota.

Taravari sulmon që mos e sulmojnë dhe të humbë gjurmët e humbjes që në demokracitë e zhvilluara i çon drejt dorëhqejes krerët më të lartë partiakë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.
Taravari ashtu si Sela humbën sërish edhe një palë zgjedhje dhe historia ka treguar se kur humbësit nuk kanë dhënë llogari, shqiptarët në zgjedhjet e rradhës ua kanë përgjysmuar votat dhe i ka dërguar drejt shuarjes .

Justifikimi i vjedhjes së votave është 20 vjet me rradhë .Vetëm këtë kanë ditur ta bëjnë kundërshtarët politikë të BDI-së që për të vazhduar karierat e tyre politike janë justifikuar me gjëra kaq naive .

Taravari nuk u nis nga vetvetja , nga humbja .

Janë mbi 100 mijë mbështetës të BDI-së, votues të devotshëm që nuk zbrapsen kurrë dhe që ia sigurojnë partisë fitoret e përhershme.Taravari dhe partia e tij nuk dolën vet kokë më kokë të masin forcat dhe ta sheh rezultatin real të partisë së tij të ozurpuar tashmë nga dy tre figura që nuk e kanë ndërmend të largohen pas humbjes.
Taravari do që të jetë mes gjigandëve të politikës por harron se BDI pa koalicione i mund të gjithë.Taravari harron se pa mbështetjen e partisë në pushtet Alternativës as gjashtë deputetë nuk do ti kishin .
Taravari i thotë të gjitha me vrerin prej politikani por harron vetëm një gjë ta thotë : Dorëheqjen.
Kjo llogari që nuk jepet nga politikanë të papërgjegjëshëm dërgon tek përcarjet dhe më pas lindjen e partive të reja dhe bashkë me këtë edhe humbjen e rradhës në zgjedhjet që vijnë.TetovaSot