Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndaluar një makinë të tipit “Citroen” me targa të Serbisë që po drejtohej nga një person nga qyteti i Vranjës. Shoferi është arrestuar ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria për rastin në fjalë.
“Dje rreth orës 23;15, në rrugën rajonale fashati Delçevë- Gjevgjeli, zyrtarë policorë kanë ndaluar makinën “Citroen” me targa të Serbisë, që po drejtohej nga S.S.(35) nga Vranja e Serbisë. Gjatë kontrollit të makinës janë gjetur 12 emigrantë nga Siria. Shoferi është arrestuar, kurse për rastin është njoftuat Prokuroria Publike”, thuhet në njëftimin e MPB-së.