Buzhala: VV-ja dhe Albin Kurti më shumë e dëmtuan Selën. Shqiptarët në Maqedoni i besojnë Ali Ahmetit (Video)

Gazetari i njohur Berat Buzhala në emisionin ” Pressing” ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut , me theks të vecantë ai është ndalur edhe tek fituesi që është BDI, përzierjet e brendshme nga subjekte të caktuara nga Kosova në zgjedhjet e 15 Korrikut duke mbajtur anën e ASH-së si dhe është ndalur edhe tek cështja e kryeministrit shqiptarë .

Marketing

Nuk mundet Haki Abazi prej Kosove të shkojë dhe tu tregojë atyre se votoni dikë se ky bën dhe ky tjetri jo ka deklaruar Buzhala duke iu referuar Vetëvendosjes që dolën hapur dhe përkrahën Selën në këto zgjedhje.

Ai i ka folur edhe për meritat që ka kreu i BDI-së ndërsa Buzhala i ka përmendur dy kryesore prej tyre .”Ali Ahmeti, ky që është që ne e njohim dhe ai ka përmendur meritat e kreut të BDI-së duke nisur nga lufta dhe mos tundimi i tij për mos me u bërë pjesë e pushtetit asnjëherë” tha ai.

Por Buzhala thotë se shqiptarët e Maqedonisë i besojnë akoma më së shumti Ali Ahmetit.
“Më erdhi mirë jo vetëm përse fitoi Alia,por pse BDI është aktualisht përcaktuese pra dhe e vetmja forcë për me bërë Qeverinë.Pa Ali Ahmetin s’mund të bëhet qeveri dhe se kryeministri kalon nëpër zyrat e BDI-së” deklaroi gazetari Buzhala

Ai tha se lajmet e fundit i kam që Ali Ahmeti i ka ftuar krejt partitë politike shqiptare dhe takimi do zhvillohet këto dy ditë , që me e vendosur këtë kusht , që mos me pranuar pa kryeministër shqiptar.