Dyshja kanë publikuar bashkëpunimin më të ri.
K Albo dhe Agon Amiga kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor, të cilën minuta më parë e kanë publikuar në platformat digjitale.
Reperët e kanë titulluar këngën ‘Luja luja’ tekstin e së cilës e kanë shkruar vetë ata dhe projektin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Për punën e klipit është përkujdesur ‘Munich films’, ndërsa këngë është incizuar në ‘Atrx Studio’.