Afro 140 mijë vdekje nga koronavirusi në SHBA

Që prej shfaqjes së pandemisë e deri më tani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë raportuar 3,670,005 raste me koronavirus, teksa 139.480 të tjerë kanë vdekur si pasojë, thuhet në raportin e Universitetit Johns Hopkins.

Përgjatë të shtunës, SHBA-të raportuan 22,290 raste të reja dhe 214 jetë të humbura që prej mesnatës.

Marketing

Në total përfshihen raste nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe rastet e riatdhesuara.

Shtetet e Bashkuara, deri më tani, kanë bërë 47,192,420 teste të llojit CPR.