Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bullgari

Gjatë mbrëmjes së djeshme për të dhjetën ditë me radhë në Sofje dhe qytete të tjera të Bullgarisë u mbajtën protesta antiqeveritare.

Marketing

Pjesëmarrësit në protestë përsëri kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe prokurorit publik si dhe shpërbërjen e Parlamentit.

Shefi i policisë në Sofje, Radosllav Stojnev, paraprakisht gjatë ditës, tha se shtatë persona janë arrestuar gjatë protestave të premten. Ai shtoi se nuk ka pasur shkelje të rendit publik dhe se gjatë protestave nuk ishin vërejtur grupe të provokuesve.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov të mërkurën iu bëri thirrje ministrave të Financës, Ekonomisë dhe të Punëve të Brendshme që të japin dorëheqje për shkak të protestave kundër korrupsionit që po mbahen në të gjithë vendin.