Njëzet e njëvjeçari E.A. nga Shkupi mbrëmë është arrestuar nga nëpunësit policorë nga SPB Shkup, pasi gjatë tentimit të legjitimimit të tij nuk ka mbajtur maskë mbrojtëse, e ka ofenduar dhe fizikisht e ka sulmuar nëpunësin policor.
Siç kumtoi MPB, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30 në afërsi të shkollës në rr.”Branko Zarevski” në Shkup.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të denoncuarit do të shtrohet parashtresë e përshtatshme.