Rritje të konsiderueshme të temperaturës së ajrit paralajmërojnë meteorologët javën e ardhshme.
Moti, sipas paralajmërimit të DPHM, ditëve në vijim do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura minimale nesër do të lëvizë prej 22 deri në 33, të martën prej 28 deri në 34, të mërkurën prej 30 deri në 37, të enjten prej 29 deri në 36, të premten prej 28 deri në 35 dhe të shtunën prej 29 deri në 35 gradë Celsius.