Gjatë 15 ditëve të kaluara janë parashtruar 1.350 aplikime për subvencione për inventerë, ndërsa mbesin mjete për edhe rreth 4.000 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit se është në vijim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicioner inventerë për ngrohje të amvisërive, ku qytetarët duhet të aplikojnë onlajn.
“Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inventerë nga data 01.01.2020 , deri në përfundimin e thirrjes më 30.11.2020 apo deri në ditën e shterimit të mjeteve. Qytetarëve plotësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të pajisjes inventer, por jo më shumë se 62.000 denarë në vlerë neto”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.