Mërgimtarët tanë nga Evropa nuk kanë marrë dritë jeshile as për dy javët e ardhshme për të kaluar pushimet në vendlindjet e tyre. Kjo për shkak se vendi ynë mbetet në listën e zezë të BE-së për lëvizje të lirë gjatë periudhës së pandemisë. Komisioni Evropian ka azhurnuar listën e shteteve që duhet të hiqen kufizimet e anëtarëve të BE-së gjatë udhëtimit. Ndalesat e BE-së vazhdojnë për këto vende:
KOMISIONI EVROPIAN
Maqedonia e Veriut
Kosova
Shqipëria
Malit i Zi
Bosnje Hercegovina
Çekia
Luksemburgu
Danimarka
Irlanda
Zvicra mbetet që gjatë ditës së sotme të vendos për azhurnimin e listës. Dera e vetme e hapur për mërgimtarët shqiptarë në Zvicër në Ballkan mbetet Shqipëria.
Ankesave të shumta të shtetasve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së nga Ministria e Jashtme u sugjerojnë tu drejtohen ambasadave dhe zyrave konsullore. Nga Ministria e Brendshme thonë se shtetasit tanë, të cilët e kanë patjetër të kthehen këtu, kanë një zgjidhje.
MINISTRIA E BRENDSHME
Deri më 31 Korrik lejohet hyrja edhe me pasaportë të skaduar
Nga 1 Gushti duhet të kenë edhe një fletë-udhëtimi
“Deri më datë 31 Korrik të gjithë shtetasit tanë, të cilëve u kanë skaduar afatet e dokumenteve të udhëtimit mund të kthehen në RVM pa asnjë procedurë shtesë. Nga 1 Gushti u duhet fletë-udhëtimi”
Në bazë të dhënave epidemiologjike nga OBSH, për masat restriktive, BE-ja rekomandon çdo dy javë. Nga vendet e rajonit Serbia mbetet e qasshme për BE-në por edhe për shtetasit tanë. Ndalesa për shtetasit tanë ka në Kosovë, Mal të Zi, Bullgari, Greqi dhe Kroaci. Destinacioni i vetëm për pushime verore mbetet bregdeti shqiptar.