Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, njëherësh kritik i njohur i Kremlinit, deklaroi se ka mbyllur Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit, të cilin, e ka shfrytëzuar për gati një dekadë, për zbulimin e shkeljeve dhe korrupsionit nga autoritetet ruse.
Navalny shkroi në rrjete sociale se është detyruar ta mbyllë organizatën, për shkak të një procesi gjyqësor, të ngritur nga një kompani ushqimore në Moskë, e cila ka lidhje me biznesmenin Yevgeny Prigozhin, i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
Në tetor të vitit 2019, një gjykatë në Moskë ka urdhëruar Navalnyn, aktivistin e opozitës, Lyubov Sobol, dhe Fondacionin Kundër Korrupsionit të paguajnë 1.2 milion dollarë, pas një procesi gjyqësor të ngritur nga kompania “Shkollat e Moskës”, e cila furnizon me ushqime shkollat dhe kopshtet e kryeqytetit rus.
Në qendër të problemit ishte një video me pretendimet se kompania nuk i respektonte standardet sanitare, kishte dokumente të falsifikuara dhe i furnizonte kopshtet dhe shkollat me ushqime me cilësi të dobët.
Gjykata ka konstatuar se videoja e ka diskredituar reputacionin e biznesit të kompanisë dhe ka nxitur një klient që ta linte atë