Itali: Vazhdon të bie numri i rasteve me koronavirus

Italia ka raportuar 190 raste të reja me koronavirus nga 24.253 teste të bëra përbrenda periudhës së fundit një-ditore, ka bërë me dije Agjencia e Mbrojtjes Civile të hënën.

Marketing

Numri i përgjithshëm i të infektuarve, nga shifrat e fundit, është rritur në 244.624, shkruan Repubblica.

Siç shkruhet në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Italia ka raportuar edhe 13 vdekje, 8 prej të cilave ishin në Lombardi.

Vendi ka raportuar edhe 213 të shëruar nga virusi korona.

Numri i mjekëve që kanë vdekur në Itali nga Covid-19 është rritur në 174.