Osmani: Shpërndarja e mandateve parlamentare na jep mundësi për realizim të idesë për kryeministër shqiptar

Në një intervistë për Klan Maqedoni, Osmani foli për mundësitë që Naser Ziberi të jetë Kryeministri i parë shqiptar.

Marketing

Së pari, ky premtim parazgjedhor fitoi legjitimitet nga shqiptarët, duke e vendosur BDI-në si forcë të tretë politike në Kuvend dhe si drejtues të të ashtuquajturit opsioni i tretë i politikës në vend.

Së dyti, nuk janë vetëm 15 deputetët tanë shqiptarë, por janë gjithsej 30 deputetë shqiptarë, prej të cilëve shqiptarët në vend presin që të sillen në mënyrë konstruktive ndaj mundësisë për zgjedhje të Kryeministrit të parë shqiptar.

Së treti, ne kemi një kandidat të shkëlqyeshëm mbi-partiak, z. Naser Ziberi, i cili për momentin, së bashku me Ali Ahmetin, janë të vetmit të cilët kanë kapacitet të koalicionimit për të formuar një shumicë të qëndrueshme. Kjo tani është e nevojshme për vendin në mënyrë që të përforcohet menaxhimi me COVID, por edhe për ndërtimin e një konsensusi të konsiderueshëm shtetëror në vazhdën e negociatave në fund të vitit.

Prandaj, konsideroj se jemi në rrugë të duhur dhe besoj se me këtë përbërje parlamentare do të kemi Kryeministrin e parë shqiptar ”- theksoi Osmani.