Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE vlerëson se ata fituan zgjedhjet dhe autorizuan Mickoskin për të negociuar formimin e qeverisë
Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, në seancën e parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, vendosën të autorizojnë liderin e partisë Hristijan Mickoskin që të vazhdojë bisedimet në përpjekje për të formuar shumicën e re parlamentare, kumtojnë nga partia.
Sipas Komitetit Ekzekutiv, edhe përkundër faktit se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë jodemokratike, me ryshfet masiv të votave të bëra nga qeveria aktuale e LSDM-së, VMRO-DPMNE fitoi besimin e popullit në shumicën e komunave dhe fitoi më shumë mandate në krahasim me LSDM-në pa koalicion me BESA.
Nga këtu, ata erdhën në përfundimin se udhëheqësi i tyre Mickoski duhet të negociojë me partnerë të mundshëm për të formuar qeverinë.
Në këtë mbledhje nuk u kërkua përgjegjësi as nga lideri dhe udhëheqësia e partisë për rezultatin e zgjedhjeve.
Në mbledhje është diskutuar edhe situata aktuale politike, ndërsa VMRO-DPMNE është e shqetësuar për krizën ekonomike në vend dhe pret që të merren masa aktive për të kapërcyer atë.