Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke folur për çështjen e kryeministrit të parë shqiptar në emisionin Pressing, tha se shqiptarët kanë të drejta aq sa kanë maqedonasit dhe se përderisa kryeministër mund të jetë një maqedonas, pse jo të mos jetë edhe një shqiptar.
Ahmeti tha se politikat hegjemoniste kanë marr fund që nga viti 2001 dhe se kryeministri shqiptar do të jetësohet së shpejti.
Ai hodhi poshtë zërat për destabilizim të rajonit dhe tha se BDI-ja është faktor stabilizues duke përkujtuar se partia e tij assesi nuk do të lejoj që të bëhen hapa prapa nga Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Ohrit.