Ditën e premte një pacient ka bërë vetvrasje duke kërcyer nga kati i gjashtë i klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare shkruan Sloboden peçat, njofton Aktuale.mk
Ngjarja ka shkaktuar shok dhe shqetësim të madh tek personeli mjekësor i kësaj klinike.
Drejtori i klinikës Nxhati Jakupi thotë se një ngjarje e tillë për herë të parë ndodh në qendrën e klinikave.
-Për fat të keq është e vërtet, të premten ka ndodhur ky rast tragjik dhe të gjithë jemi të shqetësuar. Pcienti ishte operuar nga karcinomi në mushkri të bardha, ishte person i moshuar mbi 60 vjet. Ka pasur depresion edhe më parë, ndlrsa është dashur të lirohet nga spitali ditët në vijim menjëherë pas operacionit i cili ishte i suksesshëm Për fat të keq ka kërcyer nga dritarja e katit të gjshtë, ndërsa aspak nuk ka dhënë shenja se mund të bëjë një gjë të tillë, ka thënë Jakupi për Sllovoden Peëat, përcjellë Aktuale.mk