Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 5 pacientë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144. Një ditë më herët ishte raportuar për 139 vdekje.
Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga 415 mostra të testuara, 168 kanë dalë pozitive në koronavirus. Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6.045.
Komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin më të lartë të të infektuarve.
Raste aktive me koronavirusin e ri aktualisht janë 2.675.
Në Kosovë rastet e para janë shënuar në mesin e muajit mars.