Mikel Arteta ka pranuar se nuk e di nëse Mesut Ozil do të vesh sërish fanellën e Arsenalit.
Ozil nuk është paraqitur për Arsenalin që nga koha e rifillimit të futbollit, me të ardhmen e 31 vjeçarit që mbetet e dyshimtë.
I pyetur se kur do ta shohim sërish Ozilin duke luajtur në fanellën e Arsenalit, Arteta është përgjigjur: “Nuk e di”.
“Ai është stërvitur me klubin dhe është i gatshëm për përzgjedhje, dhe ne do të marrim vendime në baza ditore”.
Gjatë ditës së sotme është raportuar se Ozil ka refuzuar një ofertë nga Fenerbahce, për transferim në Superligën e Turqisë.