Edhe VMRO-DPMNE i hyn kalkulimeve për formimin e Qeverisë

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së sonte e ka konfirmuar vendimin e Komitetit ekzekutiv që të autorizohet lideri i partisë Hristijan Mickoski të negociojë për formimin e shumicës së re parlamentare.

Marketing

Kryetari i komisionit statutar të partisë, Pançe Toshkovski sonte pas përfundimit të KQ të VMRO-DPMNE-së ka deklaruar se vendimi është sjellë njëzëri.

Krahas kësaj, në seancën e sontme të Komitetit qendror është sjell edhe vendimi për ndryshimin e Statutit të partisë që siç tha Toshkovski, “është në drejtim të demokratizimit më të madh të partisë”.

Një nga ndryshimet është ajo që kufizohet mandati i kryetarit të partisë, ose ai do të mund te drejtojë partinë dy mandate dhe eventualisht edhe një nëse zgjidhet me dy të tretat e shumicës në Kongres. Risi është edhe ajo që kërkesë për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm do të mund të dorëzojnë një e treta e anëtarëve të Komitetit qendror, jo si tani dy të dretat. Ndryshimet parashikojnë edhe përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave në organet e partisë.

“VMRO-DPMNE është partia e parë në Ballkan e cila me Statut e kufizon numrin e mandateve të funksionarëve të lartë të partisë, ndërsa kjo kërkesë i referohet edhe kryetarit të partisë. Në të ardhmen, kryetari i VMRO-DPMNE-së do të mund të jetë kryetar vetëm dy mandate në zgjedhje të rregullta dhe eventualisht do të mund të fitojë mandat të tretë nëse mbështetet nga dy e treta e anëtarëve të Kongresit”, ka thënë Toshkovski.

Statuti nuk parasheh kryetar nderi, apo siç shtoi Toshkovski, “as Nikolla Gruevski, as cilido ish kryetar nderi konform këtij statuti, nuk janë më kryetar nderi”.