Profesorja Sarah Gilbert, e cila po udhëheq ekipin e Oksfordit për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit, hedh poshtë idenë e infektimit të qëllimshëm të vullnetarëve me Covid-19, për të testuar vaksinën eksperimentale të Universitetit.
Por, sipas saj ende nuk ekziston asnjë trajtim për të mbajtur pacientët e sigurt.
Shpresat për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit nëpërmjet një vaksinë, u ngritën dje pasi panë të dhënat dhe dolën në përfundimin se reagimi imunitar i një pacienti zgjat të paktën dy muaj dhe vaksina do të ishte e gatshme deri në dhjetor të këtij viti.
Edhe pse virusi është ende ak tiv sipas profesorit nuk është aq i fuqishëm sa në fillim , kjo do të thotë se vullnetarët nuk mund të ekspo.zohen natyrshëm ndaj koronavirusit, gjë që ka shkaktuar thirrje për “prova sfiduese”.
Por Gilbert e hedh poshtë këtë thirrje dukë thënë se nuk do të ishte diçka e sigurt pasi nuk ka ilaç për të shpëtuar ata që do të sëmuren rëndë.