Lagard: Marrëveshja e BE-së për pandeminë ka mundur të jetë më e mirë

Marrëveshja historike e Bashkimit Evropian për ndarjen e 750 milionë eurove ndihmë për ekonomitë më të dobëta të Unionit, që më lehtë të ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit, “ka mundur të jetë edhe më e mirë”, tha kryetarja e Bankës qendrore evropiane, Kristin Lagard.

Marketing

Sipas marrëveshjes, së miratuar të martën pas negociatave të vështira, Komisioni Evropian duhet t’u paguajë 390 miliardë euro subvencione dhe 360 miliardë euro hua të volitshme vendeve-anëtare, në pajtim me kriteret që përfshijnë shkallë të papunësisë në vitet e fundit, e më vonë edhe dëm ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

Por, Lagard u tregua si kritike e rallë e marrëveshjes, duke kumtuar se do të ishte më e lumtur me më shumë subvencione në vend të borxheve, siç ishte marrëveshja e parë e Komisionit, që u ndryshua që të binden vendet fiskale kursimtare, si Holanda, njoftuan mediat bullgare.

“Ka mundur të jetë më mirë, po kjo ishte projekt shumë ambicioz”, tha Lagard në intervistë për “Uashington Post”.

Gjatë fundjavës, Lagard deklaroi se liderët e BE-së duhet të arrijnë marrëveshje për pakon, që është në pajtim me propozimin e Komisionit, i cili duhej të sigurojë 500 milionë euro subvencione, edhe pse do të nevojitet më tepër kohë që të arrihet marrëveshja.