L
Zgjedhjet mbaruan me një epilog ku fituesit dihen tashmë por në një betejë rezultatesh të përafërta sidomos në kampin maqedonas për formimin e një qeverie të re pro evropiane.Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë i vlerësuan pozitivisht këto zgjedhje, Gjykata administrative hodhi poshtë gjithë ankesat e partive të caktuara, por në këtë realitet paszgjedhorë kemi sërish humbësit që përmes protestave duan të justifikojnë humbjen shkruan ts.
ASH dhe AAA për herë të parë pas kaq vitesh paralajmërojnë një protestë në kohë pandemie .Mes mijëra votash diferencë nga partia e përhershme fituese BDI ata kërkojnë që të defukusojnë opinionin nga humbja e tyre e thellë por njëkohësisht edhe duke fshehur atë që në demokraci vlen pas humbjes-Dorëheqjen.
Në protesta të tilla opozitare që nuk përkrahen nga askush dhe duke qenë ndesh me vlerësimet e ndërkombëtarëve për zgjedhje të mira dhe shumë pozitive, partitë shqiptare duan të ikin nga përgjegjësia e humbjes dhe për mos dhënë llogari nga rezultati i këtyre zgjedhjeve .Ata fituan 12 deputetë bashkërisht por i humbën zgjedhjet .Ata protestojnë që mos protestojë dikush kundër tyre për të vazhduar karierat e tyre politike përcjellë ts.
Ata zgjodhën protestat që nuk përkrahen as nga ndërkombëtarët, as partitë tjera, as Tirana e as Prishtina për të defokusuar opinionin që mos kërkojë llogari nga humbja .
Në fakt janë disa cikle zgjedhore që sidomos partia më e madhe opozitare ASH po i humb në mënyrë serike , ndërsa ka qenë gjithnjë arsyetimi ai që ka mbajtur në kreun e partisë figurat që kanë dështuar duke mbetur të përhershëm në drejtimin e partisë.
ASH dhe AAA përmes protestave për votat e vjedhura sipas tyre duan të shuajnë protestat kundër tyre për mos u kërkuar llogaridhënie .
Protesta e ASH-së është për të mbuluar humbjen dhe në të tilla raste humbja në zgjedhje kërkon përgjegjësi dhe jo protesta.