Sekretari shtetëror i ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri ka reaguar se konkursi i fundit i Agjencisë së filmit është skandaloz dhe jo gjithëpërfshirës. Aziri ka kërkuar të tërhiqet konkursi i Agjencisë së Filmit i cili nxjerr në pah diskriminimin më të madh që i është bë shqiptarëve që nga formimi i Agjencisë e deri më sot.
Ai gjithashtu, kërkon nga drejtori i Agjencisë së filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që sa më parë ta bëjë transparente procedurën se në ç’mënyrë janë përzgjedhur dhe janë financuar filmat e produksionit maqedonas dhe në çfarë forme dhe për çfarë arsye janë refuzuar filmat e produksionit shqiptar.
-Njëkohësisht, ftojmë të githë artistët shqiptarë të cilët u diskriminuan në këtë konkurs ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për të bërë ankimimin në shkallën e dytë dhe ti drejtohen Ministrisë së Kulturës me vërejtjet e tyre nga ky konkurs. I sigurojë artsitët shqiptarë se unë si sekretar shtetëror, në suaza të Ministrisë së Kulturës do të u dalim në ndihmë të gjithë artistëve që ndjehen të diskriminuar dhe të nënvlerësuar nga ky akt.