Halit Valteri, deputet i opozitës parlamentare ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sot në Kuvend, ku dhe pritet të miratohet marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Ai shihej teksa mbante një maskë të zezë, e cila shkruante: ‘I Love Allah’, ose ndryshe ‘Unë e dua Zotin’.
Vetë deputeti e ka shpërndarë foton në rrjetet sociale, duke treguar që është një mysliman i devotshëm.