Osmani: Retorika e Zaevit në kampanjën zgjedhore ishte e gabuar

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në “Top Tema” në TV Telma, ka komentuar retoriken e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev në fushatën zgjedhore. Osmani tha se ajo retorik ishte e gabuar dhe nuk i solli më shumë vota se sa priste.

Marketing

“Na vjen keq për atë retorik që nuk u provokua nga ne, dhe nuk ishte e drejtë për partnerët në tre vitet e fundit, por kjo është retorikë parazgjedhore. Unë mendoj se ishte një strategji për të grumbulluar vota që doli e pasuksesshme. Duhet analizuar kush e dha këtë ide. Ne shohim përpara, kampanja përfundoi. Në një fushatë të tillë do të jemi më të zëshëm për të provuar veten para qytetarëve”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.