Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të zhvillojë seancë publike ku do të shpallë rezultatet përfundimatare të zgjedhjeve të parakohshme të 15-të korrikut. Pas përfundimit të seancës publike është caktuar seancë solemne në të cilën deputetëve të zgjedhur do të jepen certifikata.
Seanca u caktua pasi Gjykata Administrative refuzoi të gjitha 185 paditë e parashtruara nga partitë politike, duke konfirmu vendimet e KSHZ-së.