Italia nis rikthimin e karantinës për vendet e Ballkanit, ja dy shtetet e para

Duket se situata e rënduar e përhapjes së virusit COVID-19 në Ballkani ka bërë që shumë shtete të Europës të rivendosin masat ndaluese të qarkullimit ndaj disa vende të Ballkanit. Kështu Italia vendosi së fundmi rikthimin e karantinës për qytetarët apo shtetasit që në 14 ditët e fundit mbërrijnë nga Rumania dhe Bullgaria.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas nënshkrimit të urdhrit të ri. Kjo ndodh për herë të parë pas rihapjes së kufirit më 1 korrik, që dy vende të BE-së përjashtohen nga regjimi i lëvizjes së lirë.

“Virusi ende nuk është mundur dhe vazhdon të qarkullojë. Dhe për këtë arsye nevojitet ende kujdes dhe vëmendje”, tha ministri Speranza, i cili u takua me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, për të verifikuar kornizën epidemiologjike në një nivel ndërkombëtar.

Por Corriere.it, shkruan se kjo situatë pritet të sjellë dëme bujqësisë italiane pasi do të mungojnë 100 mijë punëtorë sezonalë nga vendet lindore