Ulet numri i të shtruarave në spitale me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një kumtesë në Fejsbuk theksoi se përqindja e personave të sëmurë e të shtruar nëpër spitalet e vendit me COVID-19, gjatë dy javëve të fundit, është ulur me dy përqind.

Marketing

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe.

Ai më tej, në statusin e tij, vazhdon se përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind.

“T’i respektojmë masat, të mbrojmë veten, punonjësit shëndetësorë dhe ta mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, porositi ministri Filipçe në Fejsbuk.