Italia po shkon drejt fundit të pandemisë, kjo është dëshmia

Italia ka regjistruar 275 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit (të premten ishin 252), ndërkohë pesë pacientë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se për të dytën ditë radhazi se nuk ka pasur vdekje në Lombardi, ndërsa
raste të reja pozitive në të njëjtin vend janë raportuar 79, kryesisht asimptomatike. Të shëruarit vazhdojnë të rriten, teksa provincat e Kremones, Pavia dhe Sondrio nuk regjistrojnë ndonjë infeksion të ri.

Marketing

Në total, që prej fillimit të pandemisë, në Itali janë regjistruar 245,864 raste, 35,102 vdekje dhe 198.320 të shëruar.

128 pacientë janë rikuperuar vetëm 24 orët e fundit nga Covid-19.