Ali Ahmeti kujton Adem Demaçin: Baca Adem, t’i do mbetesh udhërrëfim i synimeve tona

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka kujtuar sot njërin ndër figurat më të lartësuara shqiptare ,njeriun e rezistencës Adem Demaçin në dy vjetorin e vdekjes së tij informon Tetovasot .
Me këtë rast Ali Ahmeti ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se
Baca Adem, po bëhen dy vite pa ty, por ti mbetesh udhërrëfim i synimeve tona të cilat po sfidohen çdo ditë dhe shëmbëlltyrë e përpjekjeve tona të cilat nuk do të ndalen për asnjë çast.

Marketing

“Besuam bashkë, vepruam bashkë, ngadhnjyem bashkë, dhe rrugën tonë të përbashkët nuk do ta ndalim asnjëherë”është shprehur Ali Ahmeti.

Ndryshe Adem Demaçi është artikuluesi më i kulluar dhe më i fuqishëm i aspiratave liridashëse të popullit tonë.
Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Jugosllavisë së Titos, duke u dënuar me tre vite burgim. Pas lirimit ai e inicoi dhe u radhit në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për dhjetë vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes.