Ditëve në vijim në Klinikën për sëmundje të fëmijëve do të fillojë me punë ambulanta plotësuese ,ku do të pranohen të gjithë pacientët të cilët nuk kanë caktuar termin sipas sitemit “Termini im”.
Në klinikë do të trajtohen të gjithë fëmijët të cilët kanë caktuar për shërbim subspecialistik, për diagnostifkim udhëheqje apo shërim të sëmundjeve kronike .Sipas drejtoreshës ky kapacitet plotësues është bërë me qëllim të parandalohet rreziku për përhapje të virusit Korona tek pacientët që vinë në kontrollë të rregullta.
“Sado që të vijë fëmijë, të gjithë do të kontrollohen,këtu pacientët nuk kthehen prapa. Ambulanca gjithsesi se do të punojë në turne. Ajo është një ambulancë e përgjithshme e cila edhe deri më tani punon në turne. Në turnin e parë do të kontrollohen pacientët në këtë kapacitet ndërsa gjatë kujdestarisë do të kontrollohen në ambulancën e vjetër ,pasi që në orët e pasditës dhe gjatë natës nuk kemi pacientë që kanë caktuar në”Terminin tim”, u shpreh Natasha Najdanovska Aluloska, Drejtoreshë e Klinikës për fëmijë.
Aluloska thotë se fëmijët këtu janë të sigurt ndërsa prindërit duhet të jenë të qetë,pasi të gjitha masat preventive në mënyrë të rrepte respektohen. Për momentin në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka të hospitalizuar rreth 50 fëmijë.