Tayna është padyshim një ndër reperet më të suksesshme të momentit. Vetëm pak kohë në tregun muzikor, Tayna ka arritur të renditet në listën e artistëve më në zë të skenës muzikore. Përveçse shumë aktive me projekte muzikore, ka marrë gjithmonë vëmendje edhe për pamjen e saj. Gjithmonë është shfaqur shumë e kuruar deri në detaj, por ka rënë në sy edhe për ndryshimet e shpeshta që bën në look.
Së fundmi ajo është shfaqur me gërshetat e famshme, një trend i kësaj vere që e kanë përqafuar shumë vajza të showbizzit shqiptar. Ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku ka pozuar me një fustan krejt të veçantë, krahas së cilës shkruan: “Ai më tha: ‘Unë e ndjek veç paranë’”.
Kujtojmë që Tayna po shijon suksesin e “Bass”. Por, ky nuk është projekti i vetëm i kësaj vere, pasi Tayna ka bërë me dije se po punon për të sjellë një tjetër hit. Ndërkohë, një tjetër sukses i reperes është dhe kontrata që ka firmosur me gjigandin diskografik, Sony Music.