Barcelona pagoi 120 milionë euro për Antoine Griezmann verën e kaluar, por francezi ende nuk ka treguar cilësitë e tij në ‘Camp Nou’.
Grizemann supozohej të ishte një transferim me ndikim te Barcelona, por ai nuk arriti të bënte mirë në sezonin e parë, dhe tifozët janë të padurueshëm me të.
Mediet në Spanjë raportojnë se Griezmann mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni, dhe Sport.es raporton se francezi nuk është i kënaqur me këtë situatë.
Interesim për Griezmann ka shfaqur PSG, të cilët kanë synuar transferimin e tij edhe në të kaluar.
E gjitha kjo, mund të bëjë që Barcelona dhe PSG të realizojnë shkëmbime të futbollistëve, me Neymar që do të rikthehej te Barcelona, diçka të cilën është duke e kërkuar.