Mbappe lojtari më i shtrenjtë në botë, Messi e CR7 shumë larg kreut

Instituti i futbollit CIES ka publikuar listën e re me lojtarët më të shtrenjtë në botë, pas shfaqjes së COVID-19.

Marketing

Vlerat e lojtarët formohen duke u bazuar në disa gjëra. Aty përfshihen kualiteti i lojtarit, gjatësia e kontratës dhe stabiliteti i klubit ku ata luajnë.

Lojtari më i shtrenjtë del të jetë Kylian Mbappe, që vlerësohet 259 milionë euro. Raheem Sterling është në vendin e dytë, me 194 milionë euro, i ndjekur nga Jadon Sancho, me 179 milionë euro.

Trent Alexander Arnold zë vendin e katërt, duke u vlerësuar 171 milionë euro, ndërsa Marcus Rashford, me 152 milionë euro, në vendin e pestë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë dominuar futbollin për shumë vjet, janë shumë larg kreut.

Messi vlen 100 milionë euro, duke zënë vendin e 21, ndërsa Ronaldo pozicionohet në vendin e 70, me vlerë 62.8 milionë euro.