Sulmet kibernetike ndaj institucioneve, policia vazhdon hetimet

Si pasojë e sulmeve kibernetike ndaj disa institucioneve të shtetit, ueb faqet e Ministrisë së Arsimit dhe asaj të shëndetësisë vazhdojnë të mos funksionojnë tash e disa ditë rresht.

Marketing

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e sulmuesve. Paralelisht me hetimin policor, situata po monitorohet nga prokuroria.

“Prokuroria Publike monitoron me kujdes të gjitha informacionet që lidhen me këtë rast, por edhe raportet e tjera të ndërhyrjeve në faqet e internetit të institucioneve shtetërore, dhe nëse identifikohen elemente të veprës penale, do të veprojë në përputhje me kompetencat e saja”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Sulmet e kibernetike në faqet e internetit të ministrive të shëndetësisë dhe arsimit pasuan pasi hakerët sulmuan faqen e internetit të KSHZ-së në ditën e zgjedhjeve.

Sulmi pamundësoi publikimin e numrave të parë jozyrtarë në faqen e internetit.