Ministrja e Financave Nina Angelovska informon se në përfundim me 25 korrikun janë dhënë mbi 300.000 kartela pagesore vendore.
“Të gjitha ankesat janë përpunuar. Nga 46.000 ankesat -9.200 janë pranuar, prej të cilave 5.800 të rinj prej 16 deri 29 vjet, 700 persona të papunë me të ardhura të ulëta dhe rreth 2.700 persona të punësuar me të ardhura të ulëta. Kartelat për këto qytetarë janë shtypur dhe po shpërndahen”, thekson Angellovska në Facebook.
Ajo potencoi se të krijohet, disajnohet dhe implementohet një masë si kartela pagesore vendore ka qenë vërtetë sfidë e madhe.
Ministrja e Financave potencon se krahas qëllimit kryesor të masës masës – të amortizohet goditja ndaj ekonomisë përmes stimulimit të konsumit privat, kartela jep edhe efekte të tjera të rëndësishme në rrugën drejtë shoqërisë bashkëkohore.