Këshilli Atlantik organizon video-samit për liderët e Ballkanit perëndimor

Liderët nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nesër od të marin pjesë në video samitin në Uashington, e organizuar nga Këshilli Atlantik, ndërsa e kushtuar për hapat konkrete për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Marketing

Siç është publikuar në ueb faqen e Këshillit Atlantik, në samit do të marin pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i ministrave të Këshillit të BeH-së, Zoran Tegeltija dhe ministri i ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Këshilli Atlantik shton se këto hapa të rëndësishëm duhet të ndihmojnë në përmirësimin e ekonomisë pas pandemisë së korona virusit, me mundësitë më të mëdha për zhvillim ekonomik.

“Pasojat e pritshme ekonomike dhe sociale nga pandemia e covid 19 të Ballkanit kërkojnë aksion urgjent rajonal për t’u shmangur stagnimi i përhershëm ekonomik dhe jostabiliteti potencial që vjen me të”, thonë nga Këshilli Atlantik, dhe shtojnë se me padurim presin nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të dakordohen për bashkëpunim më të madh ekonomik, që përfshinë lëvizje të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbime përmes kufijve në rajon.

Këshilli Atlantik, siç thuhet në komunikatë, e organizon samitin për partneritet për Ballkanin Perëndimor që të lehtësojë dhe promovojë hapat konkrete mes liderëve për integrim rajonal ekonomik me qëllim integrimin rajonal ekonomik, që mund të përforcojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, në kohë afatgjate të përmirësojë konkurencën në rajon dhe të përforcojë tërheqjen e saj për investuesit.