Nga sot mund të hyni në Bullgari por vetëm me test PCR negativ jo më e vjetër se 3 ditë

Qytetarët e Maqedonisë nga sot mund të udhëtojnë edhe në Bullgarinë fqinje, nëse në kufi paraqesin test negativ PCR për Covid 19, jo më të vjetër se 3 dite.

Marketing

Përpos për vendin tonë, kjo vlenë edhe për vendet tjera të rajonit, Serbia, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi si dhe shtetas të Moldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit.

Shtetasit e këtyre vendeve mund të hyjnë në Bullgari për qëllime turistike me test PCR negativ të bërë në 72 orët e fundit, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.

Për qytetarët e Ukrainës kushti i testit negatovi vlenë deri më 30 korrik.

PCR testi nuk është i nevojshëm për personat që arrijnë në Bullgari nga vendet anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, si dhe nga Algjeria, Australia, Kanada, Japonia, Maroko, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja, Tajlanda, Tunis dhe Uruguaj. Ata nuk do të duhet të qëndrojnë as në karantinë 14 ditore.