Mësohet nga dëshmitarët okularë të ngjarjes që sonte, rreth orës 19:30 para poliklinikës në Cair, është sulmua fizikisht kolumnisti dhe analisti Agim Jonuz, transmeton gazeta KOHA.
Arsyet e sulmit, tani për tani, nuk janë të njohura për ne, por Agim Jonuz shkruan kolumna në portalin Vecer dhe është kritik për qeverinë aktuale.
Sipas dëshmitarëve okularë, Agim Jonuz u mbrojt nga sulmuesit, kështu që njëri prej tyre u neutralizua nga ai dhe tjetri pastaj u largua nga vendngjarja, megjithatë thuhet se rasti nuk është paraqitur në MPB.(koha.mk)