Kovid 19 Kosovë/ 7 të vdekur, 239 raste të reja!

Edhe 239 raste me koronavirus dhe shtatë viktima u konfirmuan të martën në Kosovë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Marketing

Në njoftimin dërguar mediave thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave.

Në njoftim, numri total i viktimave është 192, ndërsa një ditë më herët ka qenë 185.

IKSHPK-ja po ashtu tha se të martën janë shëruar 102 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 4,129.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Prej atëherë, ka konfirmuar gjitshej 7,652 raste pozitive.

Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,331 raste.